19.11.2017

Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Viti

9 Shtator 2017

Një 20 vjeçar nga fshati Buzovik i Vitisë ka ndërruar jetë, mbrëm, pasi është qëlluar me arme zjarri.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, me ç’rast policia ka arrestuar dy persona.

Policia njofton se vdekja e viktimës është konfirmuar në spitalin e Gjilanit, ndërsa ja konfiskuar nga të dyshuarit armen –pistolete e cal. 7.65 mm, transmeton lajmi.net.

“08.09.2017-18:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor  dyshohen se kane qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.  Njësitë policore nga te dyshuarit kane konfiskuar armen –pistolete e cal. 7.65 mm. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, te dyshuarit pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, njofton policia përmes një njoftimi për media./Lajmi.net/