28.05.2017

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

17 Maj 2017

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur në pasditen e së mërkurës në kryeqytet.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në orën 17:44, në rrugën "Eqrem Çabej" në Prishtinë është plagosur një person, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësja e PK'së, Flora Ahmeti.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ka bërë të ditur PK.

Sipas Policisë, i plagosuri është mashkull i moshës 25 vjeçare. PK e ka identifikuar atë me inicialet T. J.

Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, ka thënë Ahmeti. /Express/