23.10.2017

Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Han të Elezit

10 Tetor 2017

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në Han të Elezit. Sipas komunikatës së Policisë për rajonin e Ferizajt, ato ishin në pronësi të A.V., 37 vjeç, shtetas i Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç), mund të ketë në posedim armë  të paautorizuara ,  hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë  gjetur  dhe  konfiskuar:

-1 pushkë automatike AK-47
-2 pushkë M-48
-1 pushkë gjuetie 12mm
-14 mina befasuese kundër këmbësorisë
-13 granata dore
–30 karikatorë të zbrazët
–2472 fishekë të kalibrave të  ndryshëm
-2 palë dylbi
-3 thika
-1 boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.