23.09.2018

Policia arreston dy shtetas të Shqipërisë në Skenderaj, u gjeti 60 kg drogë

2 Mars 2018

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës gjatë patrullimit në qytetin e Skënderajt ka arrestuar dy persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të njëjtit ndodheshin me një automjet të tipit BMW me targa të Shqiperisë, ku gjatë kontrollit të veturës janë gjetur pesë valixhe me substancë narkotike e llojit marihuanë, raporton Gazeta Express.

“Sasia e narkotikëve është konfisuar dhe dy (2) personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme.

Pas matjes sasia e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jet me peshë mbi 61 kilogram (saktësishtë: 61 kg e 610 gram).

Dëshmi tjera relevante të konfiskuara përveq substancës së dyshuar narkotike janë:

Një (1) veturë BMW X3

Dy (2) telefona mobil.

2200 lekë Shqiptar”, njofton policia, transmeton Express.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe me vendim të tij dy të dyshuarve iu është konfirmuar vendimi për ndalim për 48 orë.