20.11.2017

Policia arreston 3 persona në Prishtinë për trafikim me njerëz

30 Maj 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar tre kosovarë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me njerëz. Kështu njoftojnë Policia, e cila sqaron edhe inicialet e të arrestuarve.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ-Prishtinë, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, ka zhvilluar një hetim disamujor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin  e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia sqaron se bëhet fjalë për dy kosovarë meshkuj dhe një femër. Të arrestuarit janë F.P 29 vjeçare, L.K 28 vjeç dhe K.R 27 vjeç.

Ndërkaq, PK ka njoftuar se me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.

Ndërkohë, të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/