23.10.2017

Polici kapet me 10 kilogramë drogë

8 Tetor 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.

Mësohet se njëri prej të arrestuarve është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe në veturën e tij janë gjetur 10 kg drogë./arbresh/