16.01.2018

Plagosë veten një person në Prishtinë

12 Janar 2018

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që dyshohet se i njëjti është vetë-plagosur në një lokal në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën 28 Nëntori, në ora 01:03.

Policia njofton se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.