24.10.2018

Një person gjendet i varur në litar në Prishtinë

3 Tetor 2018

Një person është gjetur pa shenja jete i varur në litar në një objekt të ndihmës  të shtëpisë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 04:25 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.