25.06.2017

Një i vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shkup

19 Prill 2017

Rreth orës 22:30 minuta në magjistralen Ferizaj – Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojnë një person ka vdekur.

Informacionin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë  për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Një aksident ka ndodh rreth orës 22:30 në magjistralen Ferizaj – Shkup ku një veturë është rrokullisur dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, kjo është konfirmuar nga mjekut kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas Gashit, Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin dhe zbulimin e shkaqeve që kanë quar deri të aksident. /Lajmi.net/