18.12.2017

Ngjarje e rëndë në Vushtrri: I mituri rreh motrat, njëra tenton të vetëvritet

4 Dhjetor 2017

Një person i moshës së mitur në Vushtrri ka përdorur forcë fizike ndaj motrave të tij të mitura.

Njëra nga motrat siç njofton Policia ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e vona të mbrëmjes.