17.10.2019

Ngjarje e rëndë në plazhin shqiptar: Vdes një person, publikohen pamje (FOTO +18)

19 Korrik 2018

Një tjetër viktimë në plazhet shqiptare.

Një 60-vjeçar është gjetur mesditën e sotme i mbytur në bregdetin e Durrësit, përkatësisht në Shkëmbin e Kavajës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Disa turistë, vendas dhe të huaj kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar gjatë muajit korrik.

Duhet theksuar se plazhet shqiptare vuajnë mungesën e vrojtuesve, të qendrave shëndetësore, ndërkohë që lë për të dëshiruar edhe shërbimi i Ambulancës.