20.05.2018

Ndodh edhe kjo, në Obiliq tentohet të vidhet lapidari i UÇK-së

26 Janar 2018

Në fshatin Hamidi të komunës së Obiliqit ka ndodhur një gjë jo fort e zakonshme.

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët kanë vjedhur një pllakë e cila shërbente për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së.

“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë zënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare të energjisë e cila ka shërbyer për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje “, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes që tregojnë për këtë vjedhje, që nga policia është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Ky nuk është rasti i parë, pasi edhe në disa komuna të Kosoëvs ka pasur raste kur lapidaret e ndryshme janë dëmtuar./Lajmi.net/