21.08.2018

“Burrat” tregojnë sërish forcën, bëjnë për spital një grua dhe një vajzë

10 Gusht 2018

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, i pari ka ndodhur në Gjakovë ku vëllau ka sulmuar fizikisht motrën e tij, të cilës më pas i është dashur të mjekohet për plagët e marra.

“Gjilan 09.08.2018 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Rasti i dytë, ka ndodhur në Podujevë, një person ka rrahur për spital gruan e tij.

“Podujevë 09.08.2018 – 10:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se në Bretkoc të Gjakovës të martën burri ka vrarë gruan dhe vajzën e tij. Rastet e dhunës në Kosovës janë të shumta andaj sot në Gjakovë është thirrur një protestë për të ngritur zërin ndaj vrasjes së grave – siç ishte rasti i burrit që vrau me kallashnikov gruan e tij dhe vajzën 9 vjeçe. /Lajmi.net/