19.06.2018

Ky është i riu që vdiq në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

2 Mars 2018

Rreth orës 02:40, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Gazeta Express merr vesh se i riu 21-vjeçar që vdiq nga ky aksident është Agron Qeku.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Express, kështu duke dhënë vetëm inicialet e viktimës dhe moshën.

21-vjeçari, Agron Qeku është vetëaksidentuar saktësisht në fshatin Llapushnik në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik, sidomos gjatë ditëve të fundit ku në Kosovë ka mbretëruar mot i ligë.

Ky është i riu:
\"\"