19.11.2017

Ky është i riu që u vra sot nga axha në Gjilan (Foto)

15 Maj 2017

Nijazi Bunjaku, axha i Nehat Bunjakut, ishte futur në ditën e sotme në lokalin e "Këmbimores" që gjendet në qendrën e qytetit të Gjilanit dhe kishte goditur me tre plumba atë, duke e drejtuar më pas armën te vetja me dy plumba të tjerë.

Më poshtë keni edhe fotografinë e Nehat Bunjakut, të riut i cili u vra nga axha.



Ka vdekur edhe personi i dytë që kreu vrasjen në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

N.B., i moshës 53-vjeçare dyshohet se vrau nipin e tij 32 vjeç.  

“Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i cili u përfshi në vrasjen në Gjilan. Ai ishte në moshën 53 vjeçare. Polica po e heton rastin”, ka thënë Hashani.Ndërkaq, lajmin për vdekjen e N.B., tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.“Personi me inicialet N.B., i lindur në vitin 1964, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK. Humbja e jetës së tij është konfirmuar në Qendrën e Emergjencës”, është thënë për Express zëdhënësja e QKUK-së.

Express merr vesh se viktima janë Nijazi Bunjaku dhe Nehat Bunjaku. Ngjarja ndodhi në afërsi të lokaleve në Gjilan, ku të dy punonin si “këmbyes valutash”.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen.