20.10.2019

Konfirmon Policia: Burri vrau gruan dhe vajzën në Brekoc të Gjakovës

7 Gusht 2018

Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj e ka konfirmuar vrasjen tragjike e cila ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Ai ka bërë të ditur se një burr ka vrarë gruan dhe vajzën e tij.

“Para gjysmë ore ka ndodhur vrasja në Brekoc. Një i dyshuar ka vrarë gruan dhe çikën e vet, i dyshuari është arrestuar në masat e Policisë. Gjithçka është nën kontroll, dhe për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Gjokaj për lajmi.net.

Deri më tani arsyet e këtij rasti tragjik nuk dihen./Lajmi.net/