19.10.2017

Klinë: Vetura përfundon në humnerë, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht (Foto)

10 Qershor 2017

Një veturë ka përfunduar në humnerë. Vetura ka përfunduar disa metra poshtë rrugës si pasoj e rrëshqitjes, meqë ka pasur të reshura të shiut.

Incidenti ka ndodhur në Dollc të Klinës, në aksin rrugor Prishtinë- Pejë.

Lajmi.net ka mësuar se përpos dëmtimeve që ka pësuar vetura, disa persona janë lënduar lehtë.