17.10.2019

Kjo është 23-vjeçarja që u arrestua në Prishtinë pasi bashkëpunoi me malazezë e serbë

19 Korrik 2018

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një bandë të përbërë prej katër personave, dy tprej të cilëve kishin arrest ndërkombëtar për vrasje me shtetësi malazeze, një serb dhe një kosovare.

Gazeta Express merr vesh nga burimet se femra e arrestuar dje si bashkëpunëtore në këtë grup, e moshës 23-vjeçare quhet Laureta Zyba.

Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.

Policia ka bërë të ditur se të katër personat e arrestuar përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.

Të kërkuarit me urdhërarrest ndërkombëtar, policia thotë se fshiheshin në Kosovë./GazetaExpress/