19.10.2018

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Kaçanik

8 Qershor 2018

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, raporton Periskopi.

Nga ky aksident i rëndë kanë pësuar tre djem të rinj, fotografitë e të cilëve i ka publikuar një ueb faqe e rajonit të Kaçanikut.

Aty thuhet se në aksidentin e mbrëmshëm, jetën kanë humbur Enis Ceka, Flamur Berisha dhe Artan Lika, raporton Periskopi.

Enis Ceka

Flamur Berisha

Artan Lika

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ngasësi i veturës Opel Astra duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në grumbuj dheu e gurësh.

Ngasësi ka vdekur në vend ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në QKUK dhe pas disa orësh kanë vdekur edhe dy nga të lënduarit ndërsa pasagjeri i tretë është në kujdes intensiv.

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion./Periskopi/