21.08.2018

Katër të lënduar në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

14 Korrik 2018

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht te fshati Stanoc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Telegrafin, se në aksident janë përfshirë tre vetura, me ç’rast katër persona kanë marrë lëndime.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, tha Zahiti.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Telegrafi ka raportuar më herët për aksidentin që ka ndodhur sot, si pasojë e të cilit rruga magjistrale është mbyllur pëe qarkullim.