17.02.2019

Kapen me mbi 52 kg drogë, arrestohen tre persona

24 Janar 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujor gjatë një operacioni të suksesshëm policor të ndërmarr sot, me datë 24.01.2019, ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 52 kilogram sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F.Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh.H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar:

Dy (2) vetura,

Katër (4) telefona celular,

Dy mijë (2000) euro para kesh dhe

Mbi 52 kg marihuanë,

Ndërsa, sipas vendimit të prokurori kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.