24.09.2017

Humbë jetën i lënduari në vendin e punës në Piran të Prizrenit

2 Qershor 2017

Vetëm pak ditë kur një person vdiq në vendin e punës, këtë fat të keq e pati edhe një burrë nga Prizreni.

Në fshati Piran të Prizrenit me datë 28.05.2017 një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar në një shtëpi, aksidentalisht është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima me datën e cekur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe me datën 01.06.2017, i njëjti gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasati është duke u hetuar si ‘vdekje e dyshimtë’./Lajmi.net/