20.06.2018

Grabitet argjendaria në qendër të Prishtinës

8 Janar 2018

Një grabitje ka ndodhur para rreth një ore në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Insajderin se njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar një informacion për një rast grabitje në rrugën Agim Ramadani. Njësitet e nevojshme policore janë aktualisht në vendngjarje dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Nuk dihen ende dëmet ekonomike të shkaktuara ndaj pronarit të lokalit, teksa Policia është duke e hetuar rastin.