18.12.2017

Grabitësit sulmojnë me armë policinë në Graçanicë

17 Korrik 2017

Policia ka bërë të ditur se në Llapnasellë të komunës së Graçanicës, policia ka hasur në disa persona, të cilët ishin duke e kryer grabitje në një market.

“Disa të dyshuar të cilët ishin duke kryer një grabitje në një market pasi kanë vërejtur zyrtarët policorë janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka thënë se gjatë ndjekjes së tyre, të dyshuarin kanë shtënë me armë në drejtim të policisë.

“Gjatë ndjekjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë me ç’rast edhe zyrtarët kanë shtënë në drejtim të dyshuarve”, thuhet më tej në njoftim.

Të dyshuarit, sipas policisë, kanë braktisur veturën dhe kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për të lënduar.

“Njësitë relevante policore janë në kërkim të personave të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës që është përdorur nga personat e dyshuar. Vetura e dyshuar e braktisur është konfiskuar si provë materiale në rast, ndërsa rasti është duke u hetuar”, jep detaje policia./Insajderi/