20.11.2018

Gjuajtje me armë në Prishtinë

2 Nëntor 2018

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria.

Pak orë më parë në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë. Në Policinë e Kosovës kanë treguar për Express se janë duke u marr me rastin.

“Rreth orës 20:00, në rr. Vicianum, ka ndodh një rast gjuajte me armë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin. Nuk ka të lënduar”.

Në Polici kanë thënë se janë duke e hetuar rastin dhe se nuk kanë informata për shkakun e këtij incidenti.