22.08.2018

Gjuajtje me armë në Prishtinë

22 Maj 2018

Në orën 16:00 në rrugën “Drenica” në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku ne vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë nga e cila është dëmtuar një veturë, raporton Gazeta Express.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po mërret me rastin përderisa nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Policia ka nisur ndermarrjen e veprimeve te nevojshme hetimore dhe operative me qellim sqarimin dhe ndriqimin e rrethanave te rastit si dhe po punon per identifikimin e te dyshuarve te mundshem”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.