16.12.2018

Gjendet një burrë pa shenja jete në Prishtinë

27 Shtator 2018

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, raporton Gazeta Express. 71-vjeçari ndodhej prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në orën 13.45, policia është njoftuar se prapa Pallatit të Rinisë ndodhet pa shenja jete një i moshuar, 71-vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi e emergjencës dhe nuk dihet a është vdekje natyrore apo dhunshme”, tha Krasniqi për Express.