23.05.2017

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në një pus në Klinë

15 Prill 2017

Një i ri 24 vjeçar është gjetur i mbytur në një pus në fshatin Siqevë të Klinës.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia bashkë me ekipin për emergjencë  dhe me mjekun. Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj.

\"Ekipet relevante janë duke kryer hetimin për ta kuptuar shkaktarin e vdekjes\", ka thënë Ibraj.

Rasti ka ndodhur të premten pasdite, shkruan në raportin e policisë.