18.06.2018

Gjendet 15-vjeçari nga Gjakova që u shpall i zhdukur

13 Dhjetor 2017

Pal Hiseni në Fushë-Kosovë, Policia në kërkim 15-vjeçari nga Gjakova që u shpall i zhdukur është gjendur mirë, dhe ka arritur të kontaktojë me babanë e tij.

I mituri Pal Hiseni i zhdukur që nga dita e djeshme është gjetur para pak qaste nga Policia e Kosovës.

Komandanti Kris Gjokaj, ka konfirmuar tashmë policia e ka gjetur 15-vjeçarin.

“Pas një punë të gjatë të Policisë së Kosovës, i riu nga Gjakova është gjetur në Fushë- Kosovë, ai është shëndoshë e mirë dhe shumë shpejt pritet t’i dorëzohet familjes”, ka thënë Gjokaj për Gazeta Blic.

Babai i tij më herët ka pranuar një telefonatë nga i biri i cili nuk ka folur më shumë se disa sekonda, aq sa i kanë mjaftuar për t’i treguar se është mirë.

“U lajmërua tepër i mërzitur, duke qarë. Aq sa për të qenë i bindur se është gjallë”, ka thënë më herët Nik Hyseni teksa shprehte pasigurinë nëse i biri është mirë dhe i sigurt.