21.11.2018

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin në Trudë

13 Shtator 2018

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjashtë persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një veturë e tipit WV Golf IV dhe një veturë e tipit Renault Clio që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasoj e aksidentit, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, të cilët janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë./periskopi/