23.09.2018

Fqinjët rrëfejnë për dy serbët e vdekur në Obiliq, ja detajet e ngjarjes

9 Janar 2018

Dy të vdekurit në Babimoc të Obiliqit raportohet të kenë qenë burrë e grua. Sipas RTS-së, e cila thirret në burime të saja, bëhet e ditur se G.M., dhe B.M., ekzistojnë dyshime se rasti ka të bëjë me vrasje e vetëvrasje.

“Trupa pa jetë të dy qytetarëve të nacionalitetit serb i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20 të afërm it e tyre dhe rastin ia kanë paraqitur policisë, ndërsa Urgjenca vetëm e ka konstatuar vdekjen e tyre. Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjeti trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar qafë e burri ka plagë të therjes me thikë”, i kanë thënë RTS-së banorët e Babimocit.

Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.

E sot Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

“Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.“thuhet në komunikatë.