19.12.2018

Dy të rinj plagosen në Prishtinë

12 Qershor 2018

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur derisa po qarkullonin me veturë, përballë shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë, raporton KTV. Dorasit kanë qëlluar mbi dy të rinjtë në veturë rreth orës 17.

E derisa gjurmët e gjakut të freskët janë aty, të dy ata gjenden në Emergjencë për ndërhyrje mjekësore. Të shtënat i kanë dëgjuar qytetarët përreth, e KTV ka mësuar se deri te tentimvrasja ka ardhur për shkak të një problemi të mëhershëm midis palëve.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thotë policia. Inspektimi policor i këtij terreni ka shkaktuar për më shumë se një orë bllokim në komunikacion.