28.05.2017

Dy persona plagosen në një përleshje me armë në Prishtinë

17 Maj 2017

Dy persona janë plagosur në një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur pas orës 17.00 në afërsi të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore. Ende nuk dihen motivet e kësaj përleshje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet së shpejti të shkojnë aty edhe ekipet e forenzikës, raporton KosovaOnline.info.

Sic raporton Klan Kosova njëri person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ka mbetur i shtrirë, ndërsa tjetri në një pjesë të kokës, por është më lehtë dhe është në gjendje më të mirë. Raportohet se personi i plagosur në këmbë është një i ri 24 vjecar me inicialet T.J. ndërsa identiteti i të plagosurit tjetër nuk dihet ende./KosovaOnline.info/