20.11.2018

Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë (FOTO +18)

22 Tetor 2018

Sot rreth orës 16:00, dy gra janë goditur nga vetura në “Rrugën B” të Prishtinës.

Pas aksidentit të dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që kanë pësuar lëndime trupore, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën B në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe dy këmbësoreve. Si pasoj e aksidentit dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekesor ne QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Klan Kosova ka siguruar edhe disa foto nga vendi i ngjarjes dhe nuk sygjerohen për personat nën 18 vjeç.