19.10.2018

Digjet një veturë e parkuar brenda kampusit të UP-së – (FOTO)

8 Qershor 2018

Një veturë është përfshirë nga flakët, brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, në afërsi të objektit  Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Siç raporton gazetarja e KALLXO nga vendi i ngjarjes, zjarri ka përfshirë një veturë e cila ka qenë e parkuar brenda oborrit në afërsi të Galerisë së Arteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë e zjarrfikësve dhe Polica e Kosovës. Ende nuk dihen nëse ka të lënduar e as shkaqet që kanë quar deri të djegia e veturës.