19.06.2018

Detajet e vrasjes së të riut në Ferizaj (Video)

1 Mars 2018

Një zënkë që nisi me fjalë në Ferizaj sonte përfundoi me vrasje.

Kështu B.H. nga Ferizaj pas një telashe që pati me një person u qëllua me armë zjarri ku edhe ndërroi jetë.

Krejt kjo ndodhi rreth orës 18:45 në rrugën e ”Reçakut” në hyrje të qytetit.

Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën  policia dhe ekipet e forenzikës, të cilët edhe u morrën me rastin, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë sipas raportimeve, dorasi i cili vrau 30 vjeçarin, tashmë është arrestuar.