17.12.2018

Detaje nga vrasja në Gjakovë: Babai gjuajti me kallashnikov vajzën 9 vjeçe dhe bashkëshorten

8 Gusht 2018

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye ende të panjohura.

Rastin për Express e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.

Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 9 vjeçare.

Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj. Ajo kishte ardhur nga Shqipëria.