16.10.2019

Detaje nga aksidenti i tmerrshëm që mori jetë në Skenderaj

23 Korrik 2018

Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka bërë të ditur se një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 22:00, të datës 22 korrik 2018.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, segmenti rrugor fshati Polac.

“Në aksident ishin të përfshira një traktor dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit Z. G., 56 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili kyçet në mënyrë të pa sigurt nga rruga anësore në rrugën kryesore, me ç’rast ndeshet me veturën e llojit Tauran, ku shkakton aksident trafiku me fatalitet.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion”, përfundohet në njoftimin e Policisë.