Bie nga ndërtesa vdes një person në lagjen Dardania
16 Maj 2017Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në Prishtinë në lagjen Daradina, si pasojë e rënies nga ndërtesa.
I ndjeri rreth moshës 60 vjeçare, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes tek platoja mbi kurriz.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, për lajmi.net.
Sot rreth orës 10:00 kemi marr një informacion se një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 60 vjeç ka rënë nga ndërtesa. Ekipet e policisë dhe mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse për informim e Policisë Rajonale të Prishtinës.
Ajo ka thënë se ekipet e hetimit janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin./Lajmi.net/