20.11.2018

Arrestohet një kosovar në Mal të Zi, dyshohet se kërcënoi priftin serb

30 Tetor 2018

Policia e Malit të Zi ka arrestuar një shqiptar nga Kosova nën dyshimin se i njëjti ka kërcënuar një prift të Kishës Ortodokse Serbe.

Mediat e Podgoricës raportojnë se shtetasi nga Kosova e fye priftin e moshuar.

“Ai akuzohet për një vepër penale të rrezikut të sigurisë dhe rasti do të transferohet tek autoritetet gjyqësore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve malazeze, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, të dyshuarit për sulmin ndaj priftit i është ndaluar hyrja për një kohë të caktuar në Mal të Zi.

“Zyrtarët e Sektorit të Policisë Kufitare kanë ndaluar për një vit shtetasin nga Kosova”, sqaron autoritetet e drejtësisë. 
\"\"