20.11.2017

Arrestohet i dyshuari për përdorim të fjalëve fyese ndaj dëshmorëve të kombit

15 Mars 2017

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar, të moshës së re, për shkak të përdorimit të fjalëve fyese ndaj dëshmorëve të kombit, pranë lapidarit që gjendet në rrugën që shpie nga Qafa e Duhlës në fshatin Luzhnicë.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin po kërkohet edhe një i dyshuar tjetër, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.