18.12.2018

Arrestohet 19-vjeçari që tentoi të dhunonte një 11-vjeçare në Shtime

14 Nëntor 2018

19 vjeçari I.S nga Komuna e Shtimes, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në lidhje me rastin e dyshimeve për keqtrajtim seksual ndaj të miturës M.O, po ashtu nga kjo komunë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.