17.12.2018

Arrestohen dy bullgaret që vidhnin në Gjakovë

9 Gusht 2018

Në një aksion Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetase bullgare të dyshuara për vjedhje.

Të njëjtat sipas raportit të policisë me 30 korrik në  Gjakovë i kishin vjedhur një mërgimtareje nga Zvicrra kuletën me 300 euro para të gatshme.

Dy shtetaset bullgare sipas njoftimit të policisë janë prangosur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.