26.07.2017

Aksion i Policisë dhe Doganave në Veri, kapen alkool e cigare kontrabandë (Foto)

15 Mars 2017

Njësitet e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Në këtë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara.

Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare./lajmi/
\"\"