13.11.2018

Aksidentohet familja, humb jetën vajza 6-vjeçare

7 Shtator 2018

Një vajzë vetëm 6 vjeç ka gjetur vdekjen këtë të premte, në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush. Në aksident, sipas policisë, u përfshinë 2 automjete, njëra që drejtohej nga 42-vjeçari H.F., banues në Krumë të Hasit dhe makina tjetër me drejtues një 53-vjeçar nga Kosova, me iniciale T.K.

42-vjeçari H.F., udhëtonte sëbashku me familjen dhe nga përplasja fatkeqësisht humbi jetën vajza e tij 6-vjeçare me iniciale M.F..

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.