20.10.2019

Aksidenti në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, humb jetën një 18-vjeçar

15 Tetor 2018

Një 18 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në orët e mbrëmjes si pasojë e goditjes nga një automjet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Avni Zahiti zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.

“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi i automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë  Zahiti./Lajmi.net/