18.12.2018

Aksident zinxhiror në Veternik, gjashtë vetura të përfshira

6 Dhjetor 2018

Gjashtë vetura janë përfshirë në një tjetër aksident zinxhiror në Veternik, dy ditë pasi në të njëjtin vend ishin aksidentuar pesë vetura.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin duke thënë se janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 17:30 në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.