20.10.2019

Aksident zingjiror në autostradën e Nishit, dyshohet për dy shqiptarë të vdekur

18 Tetor 2018

Një aksident tjetër i madh ka përgjakur rrugët e Serbisë. Në autostradën e Nishit, afër daljes në Kragujefc janë aksidentuar disa vetura, tre kamionë dhe një furgon.

Nuk dihet ende bilanci i viktimave, por dyshimet e para tregojnë se në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë.

Dyshimet e para thonë se shkak i aksidentit ka qenë tymi i shkaktuar nga djegia e livadheve përskaj autostradës.