20.10.2019

Aksident trafiku në Komoran, humb jetën 17 vjeçari

11 Nëntor 2018

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motociklete ka ndodhur sot në rrugën rajonale Komoran-Drenas, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një motociklist.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Zyra për Informim në Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:00, ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët.  Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoÒ«ikletë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën ngasësi i motoÒ«ikletës L.K 17-vjeÒ«ar” kanë thënë nga Zyra për Informim.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.