20.10.2019

Aksident trafiku në Gjilan, pa viktima

3 Gusht 2018

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrje të qytetit të Gjilanit. Dy vetura janë përleshur me njëra tjetrën si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.

Lajmin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojë se një aksident trafiku ka ndodhur në hymje të Gjilanit. Dyshohet se mos respektimi i rregullave të shpejtësisë ka qenë shkaktar i aksidentit. Fatmirësisht nuk kemi viktima”, ka thënë Hashani.